Mbyllen disa rrugë në Kamenicë për shkak të “Kamenica Summer Fest 2026”

Rajon

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se disa akse rrugore në qytet do të jenë të mbyllura për qarkullim, për shkak të aktiviteteve të parapara në kuadër të “Kamenica Summer Fest 2026”. Sipas njoftimit, mbylljet janë bërë me qëllim sigurimin e hapësirave të nevojshme për realizimin e aktiviteteve, përfshirë edhe rregullimin e pistës së garës dhe […]

Madhësia e shkronjave

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se disa akse rrugore në qytet do të jenë të mbyllura për qarkullim, për shkak të aktiviteteve të parapara në kuadër të “Kamenica Summer Fest 2026”.

Sipas njoftimit, mbylljet janë bërë me qëllim sigurimin e hapësirave të nevojshme për realizimin e aktiviteteve, përfshirë edhe rregullimin e pistës së garës dhe zhvillimin e garës në Motocross.

Aksi i rrugës “Skënderbeu”, nga Posta deri te rrethrrotullimi në qendër të qytetit, do të jetë i mbyllur deri më 15 gusht të këtij viti.

Ndërsa aksi i rrugës “Tahir Sinani”, nga rrethrrotullimi në qendër deri te rruga e zjarrfikësve, do të jetë i mbyllur nga 24 korriku deri më 31 korrik.

Nga Komuna kanë bërë të ditur se pas përfundimit të aktiviteteve dhe punimeve, rrugët do të rikthehen në gjendjen paraprake.

Për respektimin e këtyre kufizimeve do të kujdeset edhe Stacioni Policor në Kamenicë. Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe mirëkuptim gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/