Mbajti dy muaj burg, Fjolla Morina: Ka qenë eksperiencë e keqe e imja, por kam kaluar shumë mirë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, si rrallëherë është kthyer me një intervistë. Ajo ka qenë e pranishme në emision të Meriton Mjekiqit, ku ka folur për jetën, të kaluarën dhe për disa momente jo edhe aq të mira. Prezantuesi e ka pyetur ed...

Magazina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, si rrallëherë është kthyer me një intervistë.

Ajo ka qenë e pranishme në emision të Meriton Mjekiqit, ku ka folur për jetën, të kaluarën dhe për disa momente jo edhe aq të mira.

Prezantuesi e ka pyetur edhe për një periudhë të errët, ku qëndroi në burg për pak kohë.

“Ke mbajtur burg dy muaj në Lipjan, si ka qenë ajo eksperiencë dy muaj?”, ka qenë pyetja që iu drejtua.

“Ajo ka qenë eksperiencë e keqe e imja të cilën unë e kam tejkaluar shumë rëndë. Unë si artiste, më ndodhi. Unë nuk kam hyrë për gjë të keqe, për një gjë që më ka ndodhur. Kam kaluar shumë mirë, stafi aty më kanë respektuar, çmuar më kanë veçuar. Janë kujdesur edhe në anën psikologjike. Kam kaluar shumë mirë, jo keq”, u shpreh ajo.

Tutje shtoi: “Pata zgjedh me qenë veç vet më pak komunikime me njerëzit, vetëm me psikologët edhe këta. Kam ushtruar, kam ngrënë me rregull, kam fjetur mirë”.

Kjo ka qenë në kohën kur ishte në lidhje me biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla. /Telegrafi/