Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve 2025-26 janë analizuar jo vetëm përmes futbollit, por edhe përmes matematikës.
Duke përdorur sistemin e vlerësimit Elo – i huazuar nga shahu për të matur “forcën” reale të ekipeve bazuar në rezultatet e tyre – mund të llogariten probabilitetet e kualifikimit në secilën ndeshje. Rezultati: katër favoritë të qartë, por asnjë ekip nuk ka rrugë të sigurt drejt gjysmëfinales.
Modeli ClubElo nuk i numëron titujt apo pikët e grumbulluara, por performancën reale të ekipit. Çdo ndeshje modifikon pikët në varësi të kundërshtarit, rezultatit dhe kontekstit: një fitore ndaj një ekipi më të mirë shton më shumë pikë, ndërsa humbja ndaj një inferiori dëmton më shumë. Ky sistem përkthehet në probabilitete për secilën ndeshje, duke lënë gjithmonë mundësi për surpriza.

Modeli merr parasysh avantazhin e shtëpisë (+65 pikë Elo mesatar) dhe probabilitetin mesatar të barazimit në Ligën e Kampionëve, rreth 27%.
Të gjitha skenarët e mundshëm për dy ndeshjet, përfshirë kohën shtesë dhe penalltitë (50-50), përkthehen në shanse reale për kualifikim.
PSG – Liverpool, një përballje e barabartë
Ndeshja më e ndërlikuar është ajo midis Paris Saint-Germain dhe Liverpool. PSG ka një avantazh minimal prej 54% për t’u kualifikuar.
Ndeshja e parë në Paris i jep francezëve 46.4% shanse për fitore, Liverpool 26.6%, ndërsa në kthim në Anfield shanset ndryshojnë: Liverpool 40.1% dhe PSG 32.9%.
Real Madrid – Bayern Munich: Mynihu ndryshon peshoren
Bayern Munich ka një avantazh të lehtë me 55.5% shanse për t’u kualifikuar, krahasuar me 44.5% të Real Madridit.
Ndeshja vendimtare do të luhet në Mynih, ku probabiliteti i ekipit gjerman rritet ndjeshëm, duke kompensuar disavantazhin në “Satinago Bernabeu”.
Parashikimet e ndeshjes Real Madrid vs. Bayern Munich
Barcelona – Atletico Madrid, epërsia e Barçës
Barcelona del si favorit i qartë me 62.1% shanse për të kaluar. Ata janë të favorizuar në të dyja ndeshjet: në Camp Nou 52.3% për fitore ndaj 20.7% të Atléticos, dhe në Metropolitano 39.8% kundrejt 33.2%.
Avantazhi konstant i Barçës e rrit probabilitetin përfundimtar për kualifikim, dhe duket se ka një vend në gjysmëfinale.
Arsenali duket të ketë përballjen më të lehtë me 73.1% shanse për të kaluar. Në ndeshjen e parë në Lisbonë, probabiliteti i tyre është 49.6% kundrejt 23.4% të Sporting, dhe në kthim në Londër diferenca rritet: 59.7% për fitore krahasuar me vetëm 13.3% për vendasit.
Sistemi Elo tregon dy çerekfinale të hapur, ku PSG-Liverpool dhe Bayern Munich – Atletico Madrid janë dy përballje shumë të balancuara, Barcelona ka epërsi të qartë ndaj Atlético-s, ndërsa Arsenal duket dominues ndaj Sporting.
Si gjithmonë në Ligën e Kampionëve, probabilitetet japin udhë, por futbolli mund të rezervojë surpriza në çdo moment. /Telegrafi/





