Marcus Rashford pritet të largohet përfundimisht nga Manchester United gjatë kësaj vere, ndërsa sulmuesi anglez është ofruar te dy gjigantët e Serie A, Roma dhe Napoli.
Sipas raportimeve, drejtuesit e Manchester United po punojnë për të gjetur një zgjidhje të përhershme për 28-vjeçarin, i cili sezonin e kaluar luajti si i huazuar te Barcelona.
Edhe pse Roma dhe Napoli e vlerësojnë shumë Rashfordin, paga e tij prej rreth 8.4 milionë eurosh në sezon e bën transferimin shumë të vështirë, ndaj ai nuk konsiderohet aktualisht një objektiv prioritar për asnjërin klub.
Ndërkohë, Tottenhami është skuadra që ka bërë lëvizjen më konkrete për ta transferuar anglezin dhe aktualisht shihet si favorit për nënshkrimin e tij.
Megjithatë, ekziston një pengesë e rëndësishme në negociata. Rashford dëshiron me çdo kusht të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, diçka që Tottenhami nuk mund t’ia ofrojë.
Pikërisht kjo kërkesë mund ta ngadalësojë rikthimin e tij në Ligën Premier, pasi sulmuesi po pret oferta nga klube që do të garojnë në elitën e futbollit evropian sezonin e ardhshëm./Telegrafi/






