Martha Stewart deklaroi se, ndonëse nuk ka shumë kohë për takime, ajo prapëseprapë e di se çfarë kërkon te burrat.
Stewart foli së fundmi rreth asaj se si të gjitha aftësitë e saj shtëpiake e bëjnë atë një partnere të shkëlqyer. Kur bëhet fjalë për atë që kërkon te seksi i kundërt, Stewart renditi cilësitë që ajo beson se e bëjnë një burrë ideal.

“Ka shumë gjëra. Një burrë i pashëm apo tullac, nuk më intereson. Nëse ka një kokë të formuar bukur, është në rregull. Gjithashtu, është e lavdërueshme nëse ka dhëmbë të bukur dhe një buzëqeshje. Më pëlqejnë burrat e zgjuar dhe qesharakë”, tha ajo.
Ajo shtoi gjithashtu se pasuria ndihmon edhe në zgjedhjen e një burri.
“Pasuria ndihmon edhe më shumë. Një aeroplan dhe një jaht do të ishin shumë të mira. Unë i dua jahtet”, tha ajo.
Stewart deklaroi se aktualisht është beqare sepse nuk ka kohë të dalë. Kohët e fundit hapi restorantin e saj të dytë dhe ka disa projekte të tjera të planifikuara për periudhën e ardhshme. /Telegrafi/





