Marsi, muaji historik i Kosovës

Kjo histori vazhdon edhe sot, teksa KD Events & Communications sjell drejtpërdrejt LIVE në shesh ndeshjen Sllovaki - Kosovë, një përballje që e mban Kosovën një hap larg finales së 31 marsit dhe ëndrrës për Botërorin 2026. Ndeshja luhet sot, më 2...

Nacionale

Kjo histori vazhdon edhe sot, teksa KD Events & Communications sjell drejtpërdrejt LIVE në shesh ndeshjen Sllovaki – Kosovë, një përballje që e mban Kosovën një hap larg finales së 31 marsit dhe ëndrrës për Botërorin 2026.

Ndeshja luhet sot, më 26 mars, ndërsa finalja e mundshme e Path C zhvillohet më 31 mars ndaj fituesit të çiftit Turqi – Rumani.

Në qendër të Prishtinës pritet të mblidhen mijëra tifozë për ta ndjekur këtë ndeshje në një atmosferë unike, ku festa, emocionet dhe mbështetja për Kosovën do të bashkohen në një natë që mund të shënojë një kapitull të ri në historinë e futbollit tonë.

Besa Besë, të gjithë sot në Sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 20:45.Sheshi do të kthehet në festë, ndërsa historia do të vazhdojë të shkruhet.