Ylli i Pop-it, Mariah Carey do të performojë një këngë në gjuhën italiane në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2026 në Milano dhe Cortina d’Ampezzo.
Carey, pesë herë fituese e çmimit “Grammy”, konfirmoi pjesëmarrjen e saj në ceremoninë e hapjes muajin e kaluar, ndërsa organizatorët do të presin një sërë të ftuarish të njohur në ngjarjen e 6 shkurtit.
Përveç Carey, do të marrin pjesë edhe tenori italian, Andrea Bocelli dhe këngëtarja Laura Pausini.
Të ftuar të tjerë përfshijnë edhe aktorët Pierfrancesco Favino, Sabrina Impacciatore dhe Matilda De Angelis.
Nën moton “Armonia” (Harmoni), ceremonia e hapjes do të zhvillohet në katër vende të ndryshme të Lojërave.
Zemra e shfaqjes do të jetë stadiumi San Siro në Milano.
Megjithatë, do të ketë edhe ceremoni të njëkohshme në Predazzo, Livigno dhe Cortina d’Ampezzo.
Flaka olimpike dhe do të digjet në dy kazanë në vende të ndryshme, në Arco della Pace në qendër të Milanos dhe në Cortina në Piazza Angelo Dibona.
Dizajni i kazanit është një homazh për Leonardo da Vinçin dhe kujton Nyjet e tij të famshme, modelet e vijave që gjenden në pikturat e tij.
Nga 7 shkurti deri në shuarjen e Flakës Olimpike më 22 shkurt, kazani në Arco della Pace në Milano do të jetë në qendër të një eventi të përditshëm.
Shfaqja do të zgjasë midis tre dhe pesë minutave dhe do të zhvillohet çdo orë, nga ora 17:00 deri në 23:00.
comment


















