Pjesa më e madhe e rezervave shtetërore të naftës ruhen në depot e katër kompanive në vend. Një pjesë më e vogël ruhet në rezervuarë që janë në pronësi shtetërore. Pjesa tjetër ruhet në katër kompanitë Okta, Makpetrol, Lukoil dhe Supertrade, të cilat paguhen për këtë shërbim.
Rezervat e naftës shtetërore sipas llojit dhe sasisë: Eurodizel -138,9 milionë litra; Benzinë (Eurosuper 95) -32,1 milionë litra; Vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) -10,8 milionë litra; Mazut M-1 -5,3 milionë kilogramë
Megjithatë, kompanitë kanë detyrim që në çdo moment t’i vënë derivatet në dispozicion të shtetit, nëse Qeveria vendos të ndërhyjë në treg. Nga Agjencia për Rezervat e Detyrueshme të Naftës thonë se kontrollohet deri në litër se sa derivate ka, pra se ato janë në çdo moment në dispozicion të shtetit.
“Bashkë me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe me institucionin tonë shkojmë në depot e tyre, i kontrollojmë dhe deri tani gjithçka është në rregull. Të gjitha sasitë janë të gatshme të ndërhyjnë në treg në çdo moment kur Qeveria ta kërkojë nga ne. Kompanitë kanë detyrim ligjor që në çdo moment të ruajnë saktësisht litrat që ne kemi blerë. Ne kemi një trup inspektues të akredituar me të cilin shkojmë së bashku, marrim mostra dhe verifikojmë nëse i kemi ato litra apo jo”, tha Nexhmedin Sadiki, Agjencia për Rezervat e Naftës .






