Manchester United dhe West Ham kanë nisur bisedimet zyrtare mes klubeve për një transferim të mundshëm të mesfushorit portugez Mateus Fernandes, raportojnë mediat angleze.
Megjithatë, negociatat mund të ndikohen nga situata e paqartë brenda klubit londinez.
Ndryshimet në drejtim pas largimit të David Sullivan kanë shkaktuar një periudhë pasigurie te West Ham, gjë që mund të ngadalësojë përparimin e bisedimeve gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas raportimeve, Manchester United nuk është i gatshëm të paguajë shumën prej 80 milionë eurosh që kërkohet për Fernandes dhe dëshiron të shmangë një sagë të gjatë transferimi.
Pavarësisht kësaj, lojtari thuhet se mbetet i interesuar për një kalim në “Old Trafford”.
Mesfushori portugez gëzon gjithashtu mbështetje brenda strukturave të klubit nga Manchesteri.
Ish-mesfushori i njohur Michael Carrick raportohet se është një admirues i madh i Fernandes dhe pritet të ketë ndikim më të madh në vendimet që lidhen me transferimet.
Bisedimet mes palëve janë ende në fazat e hershme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse klubet do të arrijnë një marrëveshje për një nga emrat më të kërkuar së afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/






