Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund të ndodhë kjo

Sport

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar se skuadra e tij mund ta fitojë titullin në Ligën Premier këtë sezon vetëm nëse i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura. Gjiganti anglez ka rastin e artë për ta zënë Arsenalin me pikë në rast që i fiton dy ndeshjet e mbetura, si dhe e mposht […]

Madhësia e shkronjave

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar se skuadra e tij mund ta fitojë titullin në Ligën Premier këtë sezon vetëm nëse i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura.

Gjiganti anglez ka rastin e artë për ta zënë Arsenalin me pikë në rast që i fiton dy ndeshjet e mbetura, si dhe e mposht klubin londinez vikendin tjetër.

Guardiola megjithatë ishte i qartë ku publikisht tha se e sheh Cityn kampion vetëm nëse i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura.

“Situata në të cilën ndodhemi në Ligën Premier është e tillë që duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, përndryshe nuk do të kemi mundësi të luftojmë deri në fund”.

“Duhet të grumbullojmë shumë pikë. Nuk kemi qenë mjaftueshëm konstantë dhe gjatë sezonit kemi humbur pikë që duhej t’i merrnim. Kjo është arsyeja pse jemi në këtë pozitë dhe tani nuk mund të bëjmë ndryshe”.

“Duhet t’i fitojmë ndeshjet tona, pa marrë parasysh nëse luajmë më herët apo më vonë. Tani kanë mbetur pak ndeshje në Ligën Premier, kështu që duhet të fitojmë çdo takim”.

City fillimisht duhet ta tejkalojë testin e të dielës, pra Chelsean e pastaj të fokusohet në përballjen direkte ndaj Arsenalit./Telegrafi/