Natus Vincere është kualifikuar në gjysmëfinale të Blast Open Rotterdam pas një fitore bindëse ndaj ekipit turk, Aurora.
NaVi ishte sërish dukshëm më e mirë se organizata turke, për të fituar me rezultat 2-0 në mape, aty ku shkëlqeu Drin Shaqiri, i njohur me nofkën “makazze”.

Fillimisht, në “de_anubis”, NaVi regjistroi fitore prej 13-8, ku “makazze” kompletoi 18 eliminime, ndihmuar nga iM me 23 sosh.
Ndërsa, në “de_nuke”, “makazze” ishte më i dalluari me një rekord 19-12, pra një vlerësim i lartë prej 1.53.
Kësisoj, ylli i Kosovës në fund ishte më i miri me vlerësim 1.42 me plot 37 eliminime në përgjithësi.
Pas kësaj fitore, NaVi arriti të kualifikohet në gjysmëfinale ndërsa kundërshtarin do ta mësojë të shtunën nga ora 15:00./Telegrafi/





