Jon Martin po kalon një sezon që e ka nxjerrë përtej radarit të La Liga, duke tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.
Profili i tij është shumë i kërkuar në futbollin modern: një qendërmbrojtës i ri, i fortë në duelet ajrore, i sigurt në mbrojtje dhe me potencial të madh për zhvillim. Përveç stabilitetit defensiv, ai ofron rrezik edhe në situata standarde, duke e bërë një aset të plotë për çdo skuadër që kërkon të përforcojë prapavijën.

Ndër klubet që e ndjekin nga afër është Real Madrid, i cili ka nevojë për përforcime në mbrojtje pas viteve të mbushura me lëndime dhe rotacione në repartin e qendërmbrojtësve. Profili i Martin përputhet me kërkesat e klubit madrilen për një mbrojtës modern, që mund të japë menjëherë siguri, por edhe të ketë perspektivë afatgjatë.
Megjithatë, Real Madridi nuk është i vetmi në garë. Klube të tjera evropiane, që ndjekin strategjinë e investimit te talentet e reja të konsoliduara në ligat vendase, po monitorojnë nga afër zhvillimin e tij.
Sezoni i tij, me paraqitje të spikatura si ajo kundër Levantes, konfirmon progresin e vazhdueshëm. Pjekuria në lojë, pavarësisht moshës së re, dhe performancat kundër kundërshtarëve më me përvojë tregojnë se ai është gati për hapin e madh.
Sot, Jon Martín nuk është vetëm një lojtar kyç për Real Sociedad, por edhe një kandidat real për të përforcuar mbrojtjet e klubeve të mëdha evropiane. Me formën aktuale dhe potencialin që ka, ai pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e ardhshme./Telegrafi/





