Macron: Do të vazhdojnë bisedimet për paqe mes SHBA-së dhe Iranit

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të vazhdojnë gjatë periudhës 60-ditore të parashikuar për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme paqeje. Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump kishte deklaruar se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit ishte “përfunduar”, shkruan skynews. Armëpushimi ishte arritur pasi të dyja palët […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të vazhdojnë gjatë periudhës 60-ditore të parashikuar për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme paqeje.

Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump kishte deklaruar se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit ishte “përfunduar”, shkruan skynews.

Armëpushimi ishte arritur pasi të dyja palët kishin rënë dakord për një memorandum mirëkuptimi, i cili parashihte një periudhë 60-ditore negociatash me synim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe afatgjatë për paqe.

Duke folur në samitin e NATO-s në Ankara, Macron tha se takimet mes përfaqësuesve amerikanë dhe iranianë do të vazhdojnë gjatë kësaj periudhe negociuese.

Sipas tij, sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj bazave amerikane në rajonin e Gjirit kishin shkelur marrëveshjen e përkohshme të paqes.

Memorandumi ishte nënshkruar në mënyrë digjitale nga presidenti amerikan dhe presidenti iranian, Masoud Pezeshkian më 17 qershor. Kjo do të thotë se nga periudha 60-ditore e parashikuar për negociata kanë mbetur edhe 39 ditë për përpjekje të mëtejshme diplomatike. /Telegrafi/