LVV mirëpret masën e Kushtetueses: Presim anulimin e shpërndarjes së Kuvendit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka mirëpritur vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.

Përmes një reagimi në Facebook, Nagavci tha se beson që kërkesa e paraqitur nga deputetët e kësaj partie është e drejtë dhe e mbështetur në argumente kushtetuese, ndërsa pret një trajtim profesional nga Gjykata.

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit