Lushtaku ngushëllon familjen Bajrami dhe të afërmit e viktimave të tjera pas tragjedisë në Vjenë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të qytetarit nga Klina e Poshtme, Pajtim Bajrami, i cili humbi jetën në vendin e punës në Vjenë, Austri. Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku the...

Nacionale

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të qytetarit nga Klina e Poshtme, Pajtim Bajrami, i cili humbi jetën në vendin e punës në Vjenë, Austri.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku theksoi se kjo humbje e rëndë prek jo vetëm familjen, por edhe gjithë ata që e njohën, duke lënë një boshllëk të madh te të afërmit e të ndjerit.

Ai shprehu ngushëllime edhe për familjet e tre bashkëkombasve të tjerë që humbën jetën në të njëjtin incident.

“Ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të rënda!”, ka shkruar Lushtaku.