Lushtaku: Kemi qenë me zemër për një kandidat nga familja Jashari – Për Andinin s’kemi votë

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie, ka thënë se me zemër kanë qenë që të votojnë për president një emër që vjen nga familja Jashari, por ka theksuar se nuk do të votojnë Andin Hotin, pasi ai është në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit që po na vijnë nëpër tema diskutimesh dhe përse nuk janë zyrtare ende. Qëndrimi ynë është i njëjtë: kemi qenë pro që të kemi një kandidat për president konsensual, por realisht nuk e patëm. Me zemër kemi qenë që, nëse është dikush nga familja Jashari, të jemi për, por e pamë rrjedhën dhe e respektojmë… edhe Andin, edhe pse e kam pasur koleg, dihet që ai është vartës dhe është në Vetëvendosje, dhe nuk kemi votë për ta”, tha ai.
Ai shtoi se nuk do të qëndrojnë në sallë kur të mbahet seanca për presidentin.