“Lumumba”, njeriu-statujë, rikthehet në Kupën e Botës dhe bëhet sërish ikonë në tribuna

Sport

Michel Kuka Mboladinga, i njohur në gjithë botën si “Lumumba”, më në fund ka përjetuar Kupën e Botës nga tribunat, duke u kthyer menjëherë në një nga figurat më të dashura të tifozëve. Tifozi simbol i DR Kongos ndoqi ndeshjen ndaj Kolumbisë, pasi kishte humbur debutimin kundër Portugalisë për shkak të një izolimi të përkohshëm […]

Madhësia e shkronjave

Michel Kuka Mboladinga, i njohur në gjithë botën si “Lumumba”, më në fund ka përjetuar Kupën e Botës nga tribunat, duke u kthyer menjëherë në një nga figurat më të dashura të tifozëve.

Tifozi simbol i DR Kongos ndoqi ndeshjen ndaj Kolumbisë, pasi kishte humbur debutimin kundër Portugalisë për shkak të një izolimi të përkohshëm të kërkuar nga autoritetet amerikane si pjesë e protokolleve shëndetësore të hyrjes në vend.

Pas përfundimit të procedurave dhe kontrolleve, Lumumba iu bashkua më në fund delegacionit kongolez. Prania e tij në stadium u bë menjëherë virale, pasi dhjetëra tifozë e njohën në tribuna dhe kërkuan foto e selfie gjatë pushimit të ndeshjes.

Ai u shndërrua në një atraksion të vërtetë të spektaklit, duke tërhequr vëmendjen njësoj si vetë lojtarët në fushë.

Michel Kuka Mboladinga është një nga figurat më ikonike të tifozerisë kongoleze. Nofka e tij është një homazh për Patrice Lumumba, figurën historike të pavarësisë së Kongos dhe simbol i dinjitetit kombëtar.

Pozat e tij karakteristike, që imitojnë statujën e Lumumbas në Kinshasa, e kanë kthyer atë në një simbol të njohur të pasionit afrikan për futbollin dhe në një figurë të dashur të Kupës së Botës 2026.

Ai ishte bërë i famshëm në Kupën e Kombeve të Afirkës vitin që shkoi, ku Kongo luajti deri në çerekfinale. /Telegrafi/