Lumbardh Dellova zyrtarizohet si lojtari më i ri i klubit turk

Sport

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij, duke u transferuar te skuadra turke Amedspor. Klubi turk ka siguruar shërbimet e 27-vjeçarit nga CSKA Sofia, ndërsa palët kanë nënshkruar një kontratë me vlefshmëri trevjeçare. Dellova largohet nga futbolli bullgar pas dy sezonesh të kaluara me fanellën […]

Madhësia e shkronjave

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij, duke u transferuar te skuadra turke Amedspor.

Klubi turk ka siguruar shërbimet e 27-vjeçarit nga CSKA Sofia, ndërsa palët kanë nënshkruar një kontratë me vlefshmëri trevjeçare.

Dellova largohet nga futbolli bullgar pas dy sezonesh të kaluara me fanellën e CSKA Sofias, ku u paraqit rregullisht dhe u shndërrua në një nga mbrojtësit më të besueshëm të skuadrës.

Te Amedspor, reprezentuesi kosovar do të ketë mundësinë të punojë nën drejtimin e trajnerit Besnik Hasi, ndërsa pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të repartit defensiv të skuadrës.

Klubi nga Turqia do të garojë në Superligën turke në sezonin 2026/27, pasi siguroi promovimin në elitën e futbollit turk.

Dellova nuk do të jetë i vetmi futbollist kosovar në Amedspor.

Në këtë skuadër aktivizohen edhe Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani, duke e bërë klubin një nga ekipet me përfaqësimin më të madh të futbollistëve nga Kosova në kampionatin turk.

Para aventurës në Bullgari, Dellova ishte pjesë e Ballkanit, Prishtinës, Hajdukut të Splitit dhe Lirisë, ndërsa me Kombëtaren e Kosovës ka regjistruar 23 paraqitje dhe ka realizuar tre gola./Telegrafi/