Finalisti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, po shijon kohën pas aventurës së gjatë televizive dhe duket se ka zgjedhur ta bëjë këtë në stil.
Së fundmi, ai ka udhëtuar në Zvicër për një natë festive jashtë vendit, ku nuk kanë munguar momentet që tërheqin vëmendjen e publikut.
Në një video të siguruar nga ‘Prive by Liberta Spahiu’, ish-banori shihet duke festuar me ish-konkurrentin tjetër, Labinot Rexha.
Atmosfera duket e ngrohtë dhe plot energji nën ritmin e muzikës, por momenti që mori vëmendjen kryesore ishte një gjest bujar i Ludos: ai i jep Labinotit një bakshish prej 10 mijë frangash zvicerane.
Labinoti, me humor, komenton në video: “Të rritet ndera Ludo Lee. Të gjitha ato që i ka fituar në Big Brother po m’i bën bakshish”.
Megjithëse mbetet e paqartë nëse shuma ishte reale apo thjesht një shaka e momentit, një gjë është e sigurt: miqësia mes Ludos dhe Labit vazhdon të jetë e fortë edhe jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother, duke ruajtur lidhjen e krijuar gjatë kohës së izolimit.
Ludo u shpall finalist i tretë i këtij edicioni, ndërsa Londrim Mekaj rrëmbeu çmimin e madh prej 124 mijë eurosh. /Telegrafi/






