LSDM: Me dorëheqjen e Ristoskas hapet rruga për shpëtimin e pronës kriminale të OBRM-PDUKM-së

LSDM sot ka reaguar ndaj dorëheqjes së prokurores Lençe Ristoska, vendimin e së cilës e kanë quajtur si presion politikë..Nga LSDM thonë se me dorëheqjen e Ristoskas hapet rruga për shpëtimin e pronës kriminale të OBRM-PDUKM-së. “Së pari me rastet e ...

Rajon
Reklame

LSDM sot ka reaguar ndaj dorëheqjes së prokurores Lençe Ristoska, vendimin e së cilës e kanë quajtur si presion politikë..Nga LSDM thonë se me dorëheqjen e Ristoskas hapet rruga për shpëtimin e pronës kriminale të OBRM-PDUKM-së.

“Së pari me rastet e lidhura me Mijalkovin dhe bombat, e tani edhe me marrjen e çështjeve për pronën e OBRM-PDUKM. Rastet e njohura si „Talir1“ dhe „Talir 2“ për pasurim të paligjshëm partiak, pronë të fituar në mënyrë të paligjshme, pallat të bardhë të paligjshëm i OBRM-PDUKM.

Pra, ky është një hap drejt shpëtimit të pronës kriminale të OBRM-PDUKM, partia më e pasur në Europë”, tha Aleksandar Sasha Dimitrijeviç – sekretar i përgjithshëm i LSDM./Telegrafi/