Londrimi: Nëse jo në muzikë, do të isha model

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, duket se nuk ka ndërmend të ndalet vetëm te suksesi që arriti në shtëpinë më të famshme.

Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin e drejtuar nga Meriton Mjekiqi, ku përveçse foli për përvojën e tij gjatë rrugëtimit televiziv, zbuloi edhe një tjetër pasion që publiku nuk e kishte dëgjuar më parë.

Gjatë intervistës, Londrimi tregoi se interesat e tij nuk kufizohen vetëm te muzika.

Londrim Mekaj

Ai tha se e sheh veten edhe në botën e modës, madje me ambicie për të depërtuar në industrinë ndërkombëtare dhe për të punuar me disa nga shtëpitë më të njohura të modës.

Kur u pyet se çfarë do të bënte nëse nuk do të merrej me muzikë, përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë: model.

Ai përmendi se do të kishte dëshirë të sfilonte për marka prestigjioze si Balenciaga, Saint Laurent dhe Prada.

I njëjti shtoi se industria e modës është një pasion i madh për të dhe se një nga synimet e tij është të bëhet ambasador i ndonjë brendi të njohur luksoz. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com