Lojtarët e Kosovës inspektojnë fushën e stadiumit ‘Tehelne pole’

Kombëtarja e Kosovës gjatë ditës së sotme (e mërkurë) ka ateruar në Bratislavë, aty ku nesër (e enjte) do të luajë ndaj Sllovakisë në kuadër të ‘play-off’-it kualifikues për Kupën e Botës 2026. ‘Dardanët’ kanë udhëtuar me dy mungesa të rëndësishme si...

Sport

Kombëtarja e Kosovës gjatë ditës së sotme (e mërkurë) ka ateruar në Bratislavë, aty ku nesër (e enjte) do të luajë ndaj Sllovakisë në kuadër të ‘play-off’-it kualifikues për Kupën e Botës 2026.

‘Dardanët’ kanë udhëtuar me dy mungesa të rëndësishme siç janë ato të kapitenit Amir Rrahmani dhe mesfushori Leon Avdullahu.

Pak çaste para fillimit të konferencës për shtyp para kësaj ndeshje, lojtarët dhe stafi teknik i Kombëtares kanë shfyrtëzuar mundësinë për të inspektuar nga afër fushën e stadiumit ‘Tehelne pole’ ku do të zhvillohet ndeshja.

Stadiumi Nacional i Bratislavës ka një kapacitet prej rreth 22,500 ulësesh, dhe sipas rregullave, të paktën pesë për qind e tyre janë të rezervuara për tifozët e Kosovës.

Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha.

Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esim, Globi M.I, DFK Group dhe Lasko./Telegrafi/