Liverpooli po përgatitet të përballet me një nga ndryshimet më të rëndësishme në historinë e tij të fundit. Largimi i Mohamed Salah në fund të sezonit do të shënojë fundin e një epoke në Anfield dhe do ta detyrojë klubin të marrë vendime kyçe në merkato.
Zëvendësimi i një legjende nuk është kurrë i lehtë, por drejtuesit sportivë janë të bindur se duhet të zgjedhin profilin e duhur për të ruajtur nivelin konkurrues të ekipit.
Salah do t’i japë lamtumirën Liverpoolit pas disa viteve si pika kryesore ofensive e skuadrës. Ndikimi i tij në ‘Anfield’ ka qenë i jashtëzakonshëm, duke e bërë atë një nga lojtarët më vendimtarë në historinë e fundit të klubit.

Largimi i tij do të lërë një boshllëk të madh, si në aspektin e golave, ashtu edhe në lidershipin në fushë.
Emri që ka fituar më shumë terren në javët e fundit është ai i Yan Diomande. Anësori i ri i Leipzig, vetëm 19 vjeç, po kalon një sezon spektakolar në Bundesligë.
Shpejtësia, aftësia në driblim dhe rrezikshmëria në sulm e bëjnë atë një nga talentet më premtues në futbollin evropian.
Në ‘Anfield’ besojnë se profili i tij përshtatet në mënyrë perfekte me stilin e lojës së ekipit dhe se ai ka potencialin për t’u shndërruar në një yll të së ardhmes.
Liverpooli është i gatshëm të bëjë një investim të madh financiar për ta mbyllur marrëveshjen. Sipas raportimeve nga Anglia, klubi po përgatit një ofertë që i afrohet 100 milionë eurove.
Kjo shumë pasqyron besimin në potencialin e lojtarit, por edhe nevojën për të gjetur një zëvendësues të denjë për Salah./Telegrafi/





