LIVE/ Liga e Kampionëve kthehet me super ndeshje – Barcelona, Liverpooli dhe Bayern Munich në fushë

Ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales të garës më prestigjioze në botë për klube, Ligës së Kampionëve, do të luhen sonte (e martë) në katër stadiume evropiane.

Ndeshja e parë që do të luhet do të jetë mes Galatasarayt dhe Liverpoolit. Kjo ndeshje është planifikuar për në orën 18:45.

Një nga ndeshjet më interesante është planifikuar të luhet në ‘St. James Park’, duke filluar nga ora 21:00, ku skuadra vendase Newcastle pret Barcelonën.

Një nga favoritët për ta fituar këtë garë Bayern Munich, do të vizitojë Atalantan.

Një ndeshje shumë interesante na pret në Londër, ku Tottenhami, e cila po luan me rezultate të dobëta edhe pas ardhjes së trajnerit të ri Igor Tudor, po kërkon një mrekulli kundër Atletico Madridit, e cila, po hyn në këtë ndeshje si favorit në letër.

10/03/2026 18:02- Formacionet zyrtare, Galatasary – Liverpool

Formacionet zyrtare

GALATASARAY: Cakir(G), Singo, Sanchez, Bardakci, Jakobs, Torreira, Lemina, Yilmaz, Sara, Lang, Osimhen.

LIVERPOOL: Mamardashvili(G), Gomez, Konate, Van Dijk, Kerkez, Gravenberch, Mac Allister, Salah, Szoboszlai, Wirtz, Ekitike.