LIVE/ Kosova kërkon hapin drejt historisë, Sllovakia ndalesa e parë para Kupës së Botës

Kombëtarja e Kosovës të enjten nga ora 20:45 përballet me Kombëtaren e Sllovakisë, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit për Kupën e Botës. Kosova vjen në këtë fazë pas paraqitjeve shumë të mira në grupin me Zvicrën, Slloveninë dhe Su...

Sport

Kombëtarja e Kosovës të enjten nga ora 20:45 përballet me Kombëtaren e Sllovakisë, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit për Kupën e Botës.

Kosova vjen në këtë fazë pas paraqitjeve shumë të mira në grupin me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë, ku u rendit e dyta me 11 pikë.

Në anën tjetër, Sllovakia gjithashtu përfundoi në vendin e dytë në grupin e saj, ku bënin pjesë Gjermania, Irlanda e Veriut dhe Luksemburgu.

Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha. Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esim, Globi M.I, DFK Group dhe Lasko.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshjeje.

Mbrojtësi sllovak David Hancko, u shpall të hënën futbollisti më i mirë i Sllovakisë për vitin 2025, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer dhe rëndësinë në kombëtare.

28-vjeçari, i cili luan për Atletico Madridin prej verës së kaluar, ka një karrierë të spikatur edhe te Feyenoord, dhe tashmë numëron 57 paraqitje dhe shtatë gola për Sllovakinë.

Megjithatë, Hancko e konsideron më të rëndësishëm suksesin e ekipit se sa çmimet personale. Ai ka pranuar se do ta ndërronte këtë trofe për një vend në Kupën e Botës.

Drejtori sportiv i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, ka dhënë një intervistë për mediat sllovake në prag të përballjes vendimtare ndaj Sllovakisë, duke folur për presionin, kundërshtarët dhe ambiciet e “Dardanëve” në këtë fazë të rëndësishme.

Ai fillimisht u ndal te rëndësia e ndeshjes, duke theksuar se kjo mund të mos jetë sfida më e madhe për Kosovën, nëse arrijnë të kalojnë këtë pengesë.

“Shpresoj të mos jetë ndeshja më e madhe, sepse nëse ia dalim në Sllovaki, do të kemi finalen e ‘play-off’-it në Prishtinë dhe ajo do të jetë ndeshja më e madhe. Sigurisht, lojtarët janë të vetëdijshëm për këtë”, u shpreh Ujkani.

Legjenda e futbollit sllovak, Lubomir Moravcik, ka analizuar përballjen me Sllovakisë dhe Kosovës.

Sllovakia dhe Kosova do të përballen të enjten me fillim nga ora 20:45 në stadiumin nacional në Bratisllavë.

‘Dardanët’ do të synojnë fitoren me qëllim që të arrijnë finale e ‘play-off’-it aty ku hipotetikisht do të përballej me fituesin e çifit tjetër Turqi-Rumani.

Sulmuesi 32-vjeçar, Vedat Muriqi, shikon përpara drejt gjysmëfinales së ‘play-off’-it evropian të kësaj jave me Sllovakinë, ndërsa kombëtarja e Kosovës synon një vend për herë të parë në Kupën e Botës.

Vedat Muriqi debutoi me kombëtaren e Kosovës në vitin 2016, duke u bërë pjesë e udhëtimit futbollistik të vendit që nga fillimi.

Gati dhjetë vjet më vonë, sulmuesi i shquar i Mallorcas mezi pret të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026. Për të siguruar një vend, Kosova duhet të kalojë fazën eliminatore evropiane, me një ndeshje gjysmëfinale jashtë fushe kundër Sllovakisë. Fitorja atje do t’i siguronte një ndeshje në shtëpi në Prishtinë kundër Turqisë ose Rumanisë për një vend në finale.

Në futboll ka momente që shkojnë përtej rezultatit, momente që prekin historinë, identitetin dhe krenarinë e një vendi. Pikërisht një i tillë po afrohet për Kosovën, që ndodhet vetëm pak hapa larg realizimit të një ëndrre të madhe, kualifikimit në Kupën e Botës.

Por në këtë rrugëtim historik, një prej emrave më të rëndësishëm të skuadrës, Leart Paqarada, po e përjeton gjithçka nga një kënd tjetër. Pavarësisht dëshirës së madhe për të kontribuar në fushë, këtë po ia pamundëson fatkeqësisht një lëndim i pësuar në shtator të vitit të kaluar.

Në një intervistë për Telegrafin, mbrojtësi i Kombëtares ka folur hapur për ecurinë e ekipit, gjasat për sukses dhe sfidat personale që po përjeton, duke dhënë edhe mesazhe të forta për tifozët.

UEFA ka publikuar zyrtarisht ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen e rëndësishme të “play-off”-it ku përfshihet Kosova, e cila do të zhvillohet më 26 mars 2026 nga ora 20:45 në Bratislavë ndaj Sllovakisë.

Drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë gjyqtari nga Norvegjia, Espen Eskas, një emër i njohur në arenën evropiane. Ai do të asistohet nga bashkëkombësit e tij Jan Erik Engan dhe Isaak Elias Bashevkin.

Në rolin e gjyqtarit të katërt është caktuar skocezi Nicholas Walsh, ndërsa teknologjia VAR do të jetë nën mbikëqyrjen e holandezit Rob Dieperink, i ndihmuar nga Clay Ruperti.

Kombëtarja e Kosovës ka nisur të hënën përgatitjet për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, me fokus maksimal te gjysmëfinalja ndaj Sllovakisë.

Në ditën e parë të grumbullimit për ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 kundër Sllovakisë, përzgjedhësi Franco Foda zgjodhi një qasje ndryshe për të motivuar ekipin.

Ai u shfaqi lojtarëve një video që përmblidhte rrugëtimin e tyre, sakrificën dhe mbështetjen e pakursyer të tifozëve.

Synimi i këtij momenti ishte të ndizet shpirti luftarak përpara një prej sfidave më të rëndësishme.

Disa nga yjet e Kosovës të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda kanë mbërritur në Prishtinë.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar videon ku lojtarët bashkohen me stafin, ndërsa shihet një atmosferë e jashtëzakonshme.

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se “Dardanët” kanë disa alternativa për mbrojtësin Amir Rrahmani dhe mesfushorin Leon Avdullahu.

Kosova në sfidën vendimtare ndaj Sllovakisë do të jetë pa dyshen që kanë qenë kyçe në këto kualifikuese, por Foda nuk i ka “qarë” këto lëndime.

Ai në konferencë për media deklaroi se dyshja do të jenë mungesë e madhe, por Kosova e ka dëshmuar se mund ta zëvendësojë secilin pasi të gjithë japin më të mirën.

“Sigurisht se mungesat kanë rol të rëndësishëm. Amiri është edhe kapiten përpos në top formë, është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Leon Avdullahu është strateg i madh, do të na mungojnë por kemi bërë kalkulime dhe do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura”.

Kombëtarja e Kosovës i ka përgatitur edhe penalltitë para gjysmëfinales së play-offit ndaj Sllovakisë, kështu ka deklaruar përzgjedhësi Franco Foda.

“Dardanët” synojnë që të kualifikohen për herë të parë në histori në Kampionatin Botëror, ndërsa përballë fillimisht kanë sllovakët.

Në konferencë për media, Foda bëri të qartë se Kosova i ka përgatitur të gjitha skenarët, përfshirë penalltitë.

“Jemi përgatitur për të gjitha skenat e mundshme dhe këto bëjnë pjesë edhe penalltitë. Deri tani kemi analizuar kundërshtarin dhe jemi të përgatitur për të gjitha skenat e mundshme”.

Përzgjedhësi i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka publikuar të enjte(19 mars) listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e rëndësishme kundër Kosova.

Në këtë listë nuk mungojnë dy prej emrave më të mëdhenj të ekipit: kapiteni Milan Skriniar dhe mesfushori me përvojë Stanislav Lobotka, të cilët pritet të kenë rol kyç në këtë përballje vendimtare.

Sllovakia do të përballet me Kosovën në gjysmëfinalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike të premtën (20 mars) listën e futbollistëve për ndeshjet vendimtare të ‘play-off’-it drejt Kupës së Botës 2026, ku “Dardanët” synojnë një arritje historike.

Kosova do të luajë fillimisht më 26 mars në Bratisllavë kundër kombëtares se Sllovakisë. Kjo përballje konsiderohet kyçe, pasi një fitore do ta dërgonte ekipin në një ndeshje vendimtare më 31 mars në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku kundërshtar mund të jetë kombëtarja e Turqisë ose kombëtarja e Rumanisë.

Lista e shpallur nga Foda vjen me disa mungesa të ndjeshme, kun ë krye të tyre është kapiteni Amir Rrahmani, ndërsa mugnojnë edhe mesfushorët Leon Avdullahu dhe Muharrem Jashari.