Linjë e re ajrore – Prishtina me fluturime direkte drejt Bratislavës

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari", nga sot ka shënuar një tjetër hap përpara në zgjerimin e destinacioneve nga Prishtina. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se fluturimet direkte për në Bratislavë tashmë kanë nisur, duke sjel...

Nacionale

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, nga sot ka shënuar një tjetër hap përpara në zgjerimin e destinacioneve nga Prishtina.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se fluturimet direkte për në Bratislavë tashmë kanë nisur, duke sjellë edhe një mundësi të re për udhëtime më të lehta dhe më të shpejta drejt Evropës.

“Ky destinacion i ri nuk është vetëm një qytet më shumë në hartë, është një mundësi më shumë për eksperienca të reja, udhëtime spontane dhe lidhje më të afërta mes vendeve. Bratislava tani është më afër se kurrë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/