Lil Wayne thuhet se është fejuar

Magazina

Lil Wayne raportohet se i ka dhënë fund beqarisë. Sipas mediave ndërkombëtare, reperi 43-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Michael Carter Jr., i ka propozuar për martesë një vajze shumë më të re në moshë, e cila thuhet se është në të 20-at dhe vjen nga Indiana. Burime për TMZ kanë bërë […]

Madhësia e shkronjave

Lil Wayne raportohet se i ka dhënë fund beqarisë.

Sipas mediave ndërkombëtare, reperi 43-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Michael Carter Jr., i ka propozuar për martesë një vajze shumë më të re në moshë, e cila thuhet se është në të 20-at dhe vjen nga Indiana.

Burime për TMZ kanë bërë të ditur se propozimi ka ndodhur ‘gjatë këtij viti’.

Deri më tani, përfaqësuesit e artistit nuk kanë reaguar publikisht lidhur me lajmin.

Jeta sentimentale e reperit të hitit “Lollipop” ka qenë shpesh në qendër të mediave ndër vite.

Së fundmi, ish-partnerja e tij, Denise Bidot, e akuzoi publikisht artistin se i kishte dhënë fund lidhjes së tyre pikërisht në Ditën e Nënës në vitin 2025.

“Ndarja me dikë në Ditën e Nënës është djallëzore”, kishte shkruar ajo në rrjetet sociale në atë kohë, duke shtuar se po përpiqej ta kalonte situatën me besim dhe forcë.

Ndërkohë, fansat po presin me interes të mësojnë nëse reperi do ta konfirmojë vetë lajmin dhe kur pritet të zhvillohet ceremonia, pasi Lil vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar në industrinë e muzikës. /Telegrafi/