Liga e Kampionëve/ Barcelona pret Newcastle, formacionet zyrtare

Ethet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte ku mësohen katër skuadrat e fundit çerekfinaliste në garën më të madhe evropiane për klube. Katër ndeshje janë në program për t'u luajtur, ku e para është ajo mes Barcelonës dhe Newcastle United me fil...

Sport

Ethet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte ku mësohen katër skuadrat e fundit çerekfinaliste në garën më të madhe evropiane për klube.

Katër ndeshje janë në program për t’u luajtur, ku e para është ajo mes Barcelonës dhe Newcastle United me fillim nga ora 18:45 në Camp Nou.

Ndeshja e parë në St James Park përfundoi baras 1-1, derisa dy skuadrat duan të kalojnë tutje.

Liverpooli kërkon përmbysjen e madhe ndaj Galatasaray pas humbjes në ndeshjen e parë 1-0 në Stamboll.

Bayern Munich duket më afër çerekfinales, pasi ka kryer punën në ndeshjen e parë duke fituar 1-6 në udhëtim te Atalanta.

Sfida tjetër e mbrëmjes në ‘Champions’ zhvillohet në Londër, ku Tottenham Hotspur pret Atletico Madridin pas humbjes në ndeshjen e parë 5-2.

BARCELONA: Joan García; Eric García, Cubarsí, Gerard Martín, Cancelo; Marc Bernal, Pedri; Lamine Yamal, Fermín López, Raphinha; Ferran Torres

NEWCASTLE: Ramsdale; Trippier, Thiaw, Burn, Hall; Tonali, Joelinton; Ramsey, Elanga, Barnes; Gordon