Liga e Kampionëve/ Arsenali përball Leverkusenit, dy derbi të mëdhenj na presin sonte

Ndeshjet e para të fazës së 1/8-s së finales të garës më prestigjioze për klube në botë, Ligës së Kampionëve, do të vazhdojnë sonte (e mërkurë) në katër stadiume të ndryshme evropiane.

Takimi i parë i mbrëmjes do të zhvillohet mes Bayer Leverkusen dhe Arsenalit. Skuadra gjermane do ta presë ekipin londinez në “BayArena”, duke synuar një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit në Londër.

Ndërkohë, tre përballje të tjera shumë interesante do të zhvillohen duke filluar nga ora 21:00.

Një nga ndeshjet më tërheqëse të mbrëmjes do të jetë ajo mes PSG-së dhe Chelseat në “Parc des Princes”.

Po në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe një tjetër përballje spektakolare mes Real Madridit dhe Manchester Cityt në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkohë, kampioni norvegjez Bodo/Glimt do ta presë Sporting Lisbonën në stadiumin “Aspmyra”.

Kujtojmë se ndeshjet e kthimit të kësaj faze do të zhvillohen më 17 dhe 18 mars.