Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton konfirmuan lidhjen e tyre me një postim të ri në Instagram.
Konkretisht, Hamilton publikoi një video në të cilën garon me Kardashian në Ferrarin e tij, dhe në fund të videos, ajo shihet në sediljen e pasagjerit duke komentuar me entuziazëm udhëtimin.
Hamilton dhe Kardashian u filmuan duke ngarë me shpejtësi në parkingun Daikoku në Tokio.

Në video, Hamilton shihet duke ngarë makinën e tij të kuqe Ferrari F40.
“Ja ku jemi përsëri, Tokyo Drift vol. III”, shkroi Hamilton në mbishkrimin e postimit, së bashku me këngën “Victory Lap” nga Skepta, PlaqueboyMax dhe Fred Again.
Në fund të klipit, kamera e fokuson Kardashian në sediljen e pasagjerit.
Pas udhëtimit emocionues, Kardashian tha: “Kjo është çmenduri”.
Në fund të marsit, një burim konfirmoi për People se Kardashian dhe Hamilton po qëndronin së bashku në Tokio.
Fëmijët e saj më të vegjël, Saint, Chicago dhe Psalm, të cilët i ka me ish-bashkëshortin Kanye West, ishin me të. /Telegrafi/





