Lehtësohen faturat e energjisë: më shumë familje përfitojnë nga skema e re

Rajon
Foto: EPS Srbija

Qeveria e Serbies ka miratuar ndryshime të reja që prekin drejtpërdrejt faturat e energjisë për qytetarët me të ardhura të ulëta. Me rregulloren e përditësuar, është zgjeruar rrethi i familjeve që mund të përfitojnë statusin e klientit të cenueshëm, duke u dhënë atyre zbritje në energji elektrike, gaz dhe ngrohje. Rritja e pragjeve të të […]

Madhësia e shkronjave

Qeveria e Serbies ka miratuar ndryshime të reja që prekin drejtpërdrejt faturat e energjisë për qytetarët me të ardhura të ulëta. Me rregulloren e përditësuar, është zgjeruar rrethi i familjeve që mund të përfitojnë statusin e klientit të cenueshëm, duke u dhënë atyre zbritje në energji elektrike, gaz dhe ngrohje.

Rritja e pragjeve të të ardhurave, e përshtatur me shtrenjtimin e jetesës në muajt e fundit, nënkupton se edhe familje që deri dje nuk kualifikoheshin, tani mund të hyjnë në këtë skemë mbështetëse.

Sipas kritereve të reja, përfitues mund të jenë:

  • një person me të ardhura deri në 25,376.88 dinarë
  • dy persona deri në 40,238.31 dinarë
  • tre persona deri në 55,088.73 dinarë
  • katër persona deri në 69,939.16 dinarë
  • pesë persona deri në 84,789.58 dinarë
  • gjashtë persona deri në 99,640.01 dinarë

Për familjet më të mëdha, kufiri rritet për çdo anëtar shtesë.

Përveç përfshirjes në skemë, qytetarët përfitojnë edhe ulje konkrete në konsum:

  • 120 kWh për familje me një anëtar
  • 160 kWh për dy ose tre anëtarë
  • 200 kWh për katër ose pesë anëtarë
  • 250 kWh për gjashtë ose më shumë anëtarë

Zbritjet për energjinë elektrike vlejnë gjatë gjithë vitit, ndërsa për ngrohjen dhe gazin aplikohen vetëm gjatë sezonit dimëror.

Në vlerësim nuk merren parasysh vetëm të ardhurat, por edhe kushtet e jetesës dhe gjendja sociale. Përfitues mund të jenë edhe familjet në ndihmë sociale, pensionistët me pension minimal dhe kategori të tjera të ndjeshme.

Aplikimi bëhet në komunat përkatëse, në rastin për qytetarët e komunës tonë, paraqituni në komunën e Bujanocit.