Roland Hysi është i ftuari i radhës në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku ka folur për karrierën e gjatë, industrinë muzikore si dhe për humbjen e mikut të ngushtë, Dr.Florit.
Ai në një moment tregon se si e kuptoi për vdekjen e anëtarit të “West Side Family”.
“Sa u thyet emocionalisht në momentin kur ndërroi jetë Dr.Flori?”, ka qenë pyetja që iu drejtua.

“Florin tha e kanë marrë me ambulancë, e mora vesh nga telefonatat dhe lajmet në televizor që ka ndërruar jetë dhe isha, mendova pas kësaj nuk do të kemi mundësi të prodhojmë”, u shpreh ai.
Landi dhe banori aktual i Big Brother VIP Albania 5, Armir Shahini, kanë vazhduar më pas me label-in e tyre duke sjellë projekte të shumta.
Pjesë e këtij grupi pas ndarjes nga jeta të Florit u bë vëllai i tij, Alban Kondi.
Të njëjtit janë rikthyer në vëmendje të publikut pas futjes së Mirit në BBVA. /Telegrafi/





