Përpos Milan Skriniar, edhe sulmuesi i krahut David Duris do të mungojë për Kombëtaren e Sllovakisë ndaj Kosovës.
Përzgjedhësi i sllovakëve Calzona në konferencë për media njoftoi se Duris ka lënduar krahun derisa ishte u stërvitur prandaj nuk do të jetë i gatshëm të enjten mbrëma.
“Kemi një problem tjetër, David Duris e ka lënduar krahun në stërvitje. Ai e ka lënduar gjatë një ushtrimi të thjeshtë dhe nuk mund të llogarisim në të kundër Kosovës”, njoftoi ai.

Ndër të tjera ai la të hapur mundësinë që Milan Skriniar të rikthehet si titullar, por vendimi përfundimtar do të merret mëngjesin e ardhshëm.
“Kemi edhe disa orë për të shikuar Milan Skriniar. Do të shohim se si ndihet nesër në mëngjes dhe do të marrim një vendim. Po bëjmë gjithçka për t’u siguruar që të luan”.
Ndërkohë, Calzone dha lëvdata edhe për Kosovën, ku shtoi se nuk do të jetë ndonjë ndeshje e lehtë.
“Kosova është një skuadër mjaftë mirë e organizuar. E arritën Ligën B të Ligës së Kombeve, kishte kualifikuese të shkëlqyer për Kupën e Botës. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë”, nënvizoi ai.
Kujtojmë, përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të zhvillohet të enjten nga ora 20:45./Telegrafi/





