Kylian Mbappe e thotë hapur: Nëse jo Franca atëherë do të luaja për Kamerunin para Algjerisë

Kylian Mbappe ka zbuluar se do të kishte përfaqësuar Kamerunin dhe jo Algjerinë, nëse nuk do të kishte luajtur për Francën. Duke folur në podcastin “The Bridge”, sulmuesi i Real Madridit shpjegoi se rritja e tij ka luajtur një rol kyç në këtë vendim....

Sport
Reklame

Kylian Mbappe ka zbuluar se do të kishte përfaqësuar Kamerunin dhe jo Algjerinë, nëse nuk do të kishte luajtur për Francën.

Duke folur në podcastin “The Bridge”, sulmuesi i Real Madridit shpjegoi se rritja e tij ka luajtur një rol kyç në këtë vendim.

“Jam rritur më shumë me kulturën kamerunase sesa me atë algjeriane, sepse kam qenë më i afërt me familjen time nga Kameruni”.

27-vjeçari, babai i të cilit është nga Kameruni dhe nëna ka origjinë algjeriane, pranoi se lidhja e tij me Algjerinë është forcuar me kalimin e kohës.

“Por me kalimin e viteve jam bërë shumë më i afërt me familjen time algjeriane. Dhe nuk kam qenë kurrë në Algjeri, por dua të shkoj; është diçka që e dëshiroj shumë”.

“Të gjithë mendojnë se nuk më intereson sepse nuk kam qenë kurrë atje, por në Kamerun kam qenë shpesh”, shpjegoi ai.

Pavarësisht se pranoi të dyja anët e origjinës së tij, kapiteni i Francës dha një përgjigje të qartë me një prekje humori.

“Mirë, po them Kamerunin dhe Ethanin do ta dërgoj me Algjerinë”./Telegrafi/