Ky është timoni i ri i Mercedesit

Mercedes po përgatit një dizajn të ri të modelit të tij prestigjioz, dhe një nga elementet më të dukshëm është timoni (volani) i ri, i cili sinjalizon futurizmin dhe teknologjitë e reja që do të vijë me këtë automjet. Në Mercedes‑Benz EQS, gjenerata e re e limuzinës elektrike luksoze, janë bërë ndryshime teknologjike të rëndësishme. […]

Teknologji
Madhësia e shkronjave: 17px

Mercedes po përgatit një dizajn të ri të modelit të tij prestigjioz, dhe një nga elementet më të dukshëm është timoni (volani) i ri, i cili sinjalizon futurizmin dhe teknologjitë e reja që do të vijë me këtë automjet.

Në Mercedes‑Benz EQS, gjenerata e re e limuzinës elektrike luksoze, janë bërë ndryshime teknologjike të rëndësishme.

Më i dukshmi është sistemi i ri i drejtimit “steer‑by‑wire”, i cili eliminon lidhjen mekanike midis timonit dhe rrotave.

Në vend të saj përdoret një sistem elektronik që transmeton komandat e drejtimit pa përdorur pjesë mekanike tradicionale. Kjo e bën timonin më të lehtë për tu përdorur dhe redukton dridhjet që vijnë nga rruga.

Timoni i ri ka një formë të veçantë të quajtur “yoke”, që do të thotë një strukture më e sheshtë dhe me hapësira ndryshe për kapje sesa volani tradicional.

Për këtë ka qenë e nevojshme edhe përpunimi i një jastëku ajri të posaçëm për t’u përshtatur me këtë formë të re.

Mercedes pretendon që dizajni i ri lehtëson hyrjen dhe daljen nga automjeti dhe përmirëson pamjen përpara shoferit duke mos penguar instrumentet digjitale të pasqyrimit.

Përveç timonit, interieri përfshin edhe ndryshime në sistemin e infotainmentit, me grafikë të përditësuar dhe rregullime në konfigurimin e ekraneve.

Mercedes shpreson që këto inovacione të tërheqin më shumë klientë duke kombinuar luksin tradicional me teknologjinë moderne. /Telegrafi/