Ballina Nacionale Kuvendi komunal i Mitrovicë thërret seancë sonte, pak orë para skadimit të...

Kuvendi komunal i Mitrovicë thërret seancë sonte, pak orë para skadimit të afatit

2

Seanca e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, e cila ishte paraparë të mbahej nesër në ora 10:00, është zhvendosur për sonte në ora 21:30.
Ky ndryshim i papritur vjen për shkak të afatit ligjor për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal.
Sipas Ligjit, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve nga dita e betimit të kryetarit të komunës.
Afati ligjor skadon sonte në ora 00:00, pasi Faton Peci ishte betuar më 12 dhjetor./jepi ze