Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Arlinda Muqën si anëtare jo-prokurore të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Muqa është votuar nga 59 deputetë të Kuvendit, duke u zgjedhur nga radhët e shoqërisë civile si përfaqësuese jo-prokurore në këtë institucion.

Me zgjedhjen e saj është kompletuar edhe përbërja e re e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në këtë proces zgjedhor, në garë ishin edhe Novitet Mezaj, i cili mori 24 vota, si dhe Artan Fejzullahu, i cili u mbështet nga tre deputetë.
Pas përfundimit të votimit, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka mbyllur punimet e seancës së sotme plenare. /Telegrafi/





