Kush është vajza 13-vjeçare e Kim Jong Un që mund ta drejtojë Korenë e Veriut?

Vajza adoleshente e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mund të konsiderohet pasardhësja e tij, sipas raportimeve të agjencisë së spiunazhit të Seulit. Fëmija, që besohet se quhet Kim Ju Ae dhe është rreth 13 vjeç, e ka shoqëruar të atin në disa evente të profilit të lartë që nga fundi i vitit […]

Bota

Vajza adoleshente e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mund të konsiderohet pasardhësja e tij, sipas raportimeve të agjencisë së spiunazhit të Seulit.

Fëmija, që besohet se quhet Kim Ju Ae dhe është rreth 13 vjeç, e ka shoqëruar të atin në disa evente të profilit të lartë që nga fundi i vitit 2022.

Dhe dyshja hipi në një tank së bashku muajin e kaluar, duke shkaktuar spekulime të mëtejshme se ajo po pozicionohet si udhëheqësja e ardhshme e vendit sekret.

Së fundmi, drejtori i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (NIS) të Koresë së Jugut, Lee Jong-seok, tha në një konferencë me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare se vajza mund të konsiderohet pasardhëse e Kim, sipas Lee Seong Kweun, njërit prej politikanëve të pranishëm.

NIS thuhet se tha se vlerësimi ishte bazuar në “informacione të besueshme” të mbledhura nga agjencia, shkruan skynews.

I pyetur në lidhje me protestat e mundshme nga motra e Kim, Kim Yo Jong, e cila prej kohësh është parë si figura numër dy e Koresë së Veriut , drejtori i NIS u përgjigj se ajo nuk ka kompetenca të konsiderueshme.

Ky është vlerësimi më i fortë i agjencisë deri më tani mbi statusin në rritje politik të adoleshentes, e cila beson se mund ta zgjasë sundimin e familjes së saj deri në brezin e katërt.

Në fillim të vitit 2024, NIS e përshkroi fëmijën si trashëgimtaren e mundshme të Kim, dhe në shkurt të këtij viti, agjencia tha se besonte se ajo ishte afër emërimit si udhëheqësja e ardhshme e kombit.

Disa vëzhgues nuk pajtohen me vlerësimet, duke argumentuar se shoqëria jashtëzakonisht e përqendruar te meshkujt e Koresë së Veriut ka të ngjarë të mos e pranojë një udhëheqëse grua.

Përveç moshës dhe emrit të saj, nuk dihet shumë për Kim Ju Ae, dhe madje edhe këto detaje janë të pakonfirmuara.

Ndërsa media shtetërore e Koresë së Veriut nuk e ka publikuar kurrë emrin e saj, ajo i referohet asaj si fëmija “më i dashur” ose “më i respektuar” i Kim Jong Un.

Mediat e Koresë së Jugut kanë spekuluar më parë se ajo është fëmija i dytë nga tre fëmijët e udhëheqësit dhe se fëmija i parë është djalë.

Megjithatë, analistët kanë vënë në dyshim besueshmërinë e raporteve.

Koreja e Veriut, e cila është një nga vendet më sekrete në botë, nuk ka konfirmuar nëse Ju Ae ka ndonjë vëlla apo motër.

Vajza bëri paraqitjen e saj të parë publike në nëntor 2022, kur pa një provë të lëshimit të raketës me rreze të gjatë veprimi me të atin. /Telegrafi/