Kush do ta fitonte Big Brother-in mes Selin dhe Gjestit? – përgjigjet Dj Gimbo

I ftuar në “Fan Club” ishte Gimbo, ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, i cili u eliminua të martën e kaluar pas një nominimi kokë më kokë me Brikenën. Gjatë intervistës, ai komentoi lojën e banorëve dhe u ndal edhe te raporti që ka me Selin. Ndër...

Magazina
Reklame

I ftuar në “Fan Club” ishte Gimbo, ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, i cili u eliminua të martën e kaluar pas një nominimi kokë më kokë me Brikenën.

Gjatë intervistës, ai komentoi lojën e banorëve dhe u ndal edhe te raporti që ka me Selin.

Ndër të tjera, Gimbo u pyet se kush do ta fitonte Big Brother-in nëse përballë do të ishin partnerja e tij Selin dhe miku i tij i afërt, Gjesti.

“Loja e Selin dhe loja e Gjestit janë krejt ndryshe. Unë mendoj se do e fitonte Gjesti. Por normalisht nuk mund të mohoja edhe Selin”.

Përgjigjja e tij tregoi vlerësimin për të dy, por edhe bindjen se Gjesti ka më shumë shanse për ta fituar lojën. /Telegrafi/