Kusari-Lila: Gjuha kërcënuese ndaj Vjosa Osmanit është e papranueshme

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj gjuhës ofenduese dhe kërcënuese që, sipas saj, është përdorur ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi publik, Kusari-Lila ka theksuar se në një shoqëri demokratike kritika ndaj institucioneve dhe bartësve të tyre është e drejtë dhe e nevojshme, por fyerjet dhe nxitja e urrejtjes nuk mund të arsyetohen.

“Në një shoqëri demokratike, kritika ndaj institucioneve dhe bartësve të tyre është e drejtë dhe e domosdoshme. Megjithatë, gjuha ofenduese, kërcënuese dhe nxitja e urrejtjes ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk kanë asnjë arsyetim”, ka shkruar ajo.

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit