Kurti pritet të mbajë konferencë për media

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot pritet të mbajë një konferencë për media.

Sipas një njoftimi nga zyra për media e Qeevrisë së Kosoës bëhet e ditur se konferenca pritet të të fillojë nga ora 16:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mban konferencë për media në orën 16:00”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq sot pas shpalljes së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani u mbajt një takim konsultativ për zgjedhjet e reja me liderët e partive politike.

Në atë takim nuk ishte pjesëmarrës, kryetari i LVV-së, Albin Kurti i cili në po të njëjtën ndërtesë ishte duke marrë pjesë në ekspozitën për ndër të shënimit të 28 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Ndërkaq, ai u pyet nga mediat për dekretin e presidentes dhe përgjigja e tij ishte që do të ketë një adresim sot pasdite.

PolitikëKosovëLajme