Ballina Sport Kur do të pensionohet Cristiano Ronaldo? Roberto Martinez flet për të ardhmen...

Kur do të pensionohet Cristiano Ronaldo? Roberto Martinez flet për të ardhmen e yllit portugez

3

Përzgjedhësi i Kombëtares së Portugalisë Roberto Martinez ka folur për të ardhmen e Cristiano Ronaldo dhe sa gjatë mund ta vazhdojë ai karrierën.
Është spekuluar këto javët e fundit që Ronaldo mund të tërhiqet nga futbolli pas Kupës së Botës 2026, pasi është i pakënaqur te Al Nassr.
Sidoqoftë, Martinez beson se pesë herë fituesi i Topit të Artë ende ka shumë për të ofruar.
“Ne i kemi të gjitha statistikat. Nëse do ta analizonim një lojtar që është në rënie fizike, ky nuk është rasti. Statistikat e tij fizike janë të një lojtari që mund të vazhdojë e të vazhdojë pa fund”.
“Mendoj se është më shumë çështje e momentit kur ai do të ndiejë se është koha e duhur. Ai është një lojtar shumë kritik me veten”.
“Kur të mos e shohë më se mund ta ndihmojë ekipin, do të jetë ai vetë që do të vendosë kur të ndalet”, deklaroi Martinez.
Ndërkohë, Ronaldo është kthyer në stërvitje të plota me bashkëlojtarët te Al Nassr, kurse pritet të jetë gati për ndeshjen e ardhshme.

- Reklamë -