Kuçi: Ndeshja Kosovë–Turqi, simbol i miqësisë strategjike dhe kundër narrativave përçarëse

Hulumtuesi i jashtëm i Institutit Octopus, Gurakuç Kuçi, ka vlerësuar se ndeshja e së martës mes Kosova dhe Turqia tejkalon dimensionin sportiv, duke e cilësuar atë si reflektim të marrëdhënieve strategjike ndërmjet dy vendeve. Sipas tij, raportet me...

Nacionale
Reklame

Hulumtuesi i jashtëm i Institutit Octopus, Gurakuç Kuçi, ka vlerësuar se ndeshja e së martës mes Kosova dhe Turqia tejkalon dimensionin sportiv, duke e cilësuar atë si reflektim të marrëdhënieve strategjike ndërmjet dy vendeve.

Sipas tij, raportet mes Kosovës dhe Turqisë nuk janë thjesht formale, por të ndërtuara ndër vite mbi bashkëpunim konkret dhe besim të ndërsjellë.

Kuçi theksoi se kjo marrëdhënie përfshin edhe fushën e politikës dhe sigurisë, veçanërisht në kuadër të NATO, ku të dyja vendet kontribuojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Për 90 minuta, kjo ndeshje pasqyron respektin dhe afrimin mes dy popujve, jo vetëm në fushë, por edhe përtej saj, në ekonomi, turizëm dhe bashkëpunim më të gjerë”, ka theksuar ai.

Kuçi ka paralajmëruar se çdo përpjekje për ta kthyer këtë moment në përçarje është e panevojshme dhe e dëmshme, duke rikujtuar se shtetësia e Kosovës është ndërtuar edhe me mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë.

Ai përmendi rolin e Turqia, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar, në procesin e njohjes ndërkombëtare dhe forcimit të shtetit të Kosovës.

Në fund, Kuçi bëri thirrje për refuzimin e narrativave përçarëse.

“Nuk ka vend për narrativa që ndajnë. Stop narrativave hibride nxitëse”.