Kthimi në LDK i Osmanit, Abdixhiku: Vjosa e ka vendin e vet të padiskutueshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar mundësinë e rikthimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Lidhja Demokratike e Kosovës.

I ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Abdixhiku tha se Osmani ka një vend të padiskutueshëm në LDK.

“Kur them që na duhen institucionalistët, të djathtit, pro-perëndimorët, të diturit dhe të mençurit e këtij vendi, padyshim që Vjosa është pjesë thelbësore dhe shumë e rëndësishme e projektimit dhe jo vetëm”, deklaroi ai.

Abdixhiku la të kuptohet gjithashtu se dera e LDK-së është e hapur për të gjithë ata që janë të pakënaqur me gjendjen aktuale në Kosovë, duke sinjalizuar mundësinë e afrimit të figurave të reja politike ose rikthimin e ish-anëtarëve në këtë subjekt politik.