Kryetari i Komunës së Bujanocit pret ministren Snežana Paunović, diskutohet për projektet zhvillimore dhe furnizimin me ujë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim pune ministren e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snežana Paunović, ku është diskutuar për çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e pushtetit lokal, shkruan BujanociNet. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë trajtuar bashkëpunimin ndërmjet ministrisë dhe komunës së Bujanocit, sfidat me të cilat […]

Vendore

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim pune ministren e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snežana Paunović, ku është diskutuar për çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e pushtetit lokal, shkruan BujanociNet.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë trajtuar bashkëpunimin ndërmjet ministrisë dhe komunës së Bujanocit, sfidat me të cilat përballet administrata lokale, si dhe mundësitë për mbështetje në realizimin e projekteve zhvillimore në këtë komunë.

Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte projekti për furnizimin me ujë të pijshëm. Sipas kryetarit Pajaziti, ministrja Paunović ka shprehur gatishmërinë dhe ka premtuar mbështetje për financimin e projekteve që synojnë përmirësimin e furnizimit me ujë për qytetarët e Bujanocit.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, forcimin e kapaciteteve të administratës lokale dhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet qendrore për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetës në komunë./BujanociNet/