Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, akuzoi kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, se synon të shkaktojë të njëjtën shkallë dëmtimi dhe shkatërrimi në Liban, siç kanë bërë forcat izraelite në Rripin e Gazës.
Sanchez sot i shpjegoi ligjvënësve qëndrimin e qeverisë së tij lidhur me luftën midis SHBA/Izraelit dhe Iranit.
Ai tha se më shumë se katër milionë njerëz janë zhvendosur në Iran e Liban që nga fillimi i konfliktit.

Sipas tij, Netanyahu i inkurajuar, synon t’i shkaktojë Libanit të njëjtën shkatërrim e vuajtje që u shkaktua në Gazë.
Lideri spanjoll e quajti këtë strategji “të egër dhe të paligjshme”, duke theksuar se një akt i paligjshëm nuk mund të përgjigjet me një tjetër akt të paligjshëm.
Sanchez kritikoi edhe liderin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, duke e quajtur diktator dhe më të ashpër se i ati, me qëllim zhvillimin e armëve bërthamore.
“Kjo është një katastrofë absolute — kjo është ajo që promovuesit e kësaj lufte kanë arritur deri tani”, përfundoi Sanchez. /Telegrafi/





