Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit ishin tradhti

Sheiku Mohammed bin Abdulrahman Al Thani i përshkroi sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit si një "gabim të rrezikshëm", duke paralajmëruar se përshkallëzimi rrezikon të destabilizojë rajonin dhe të dërgojë valë tronditëse në ekonominë globale.

Duke folur për herë të parë që kur Katari është përballur me sulme të përsëritura me raketa dhe dronë, kryeministri i Katarit tha se vendi kishte hyrë në atë që ai e quajti "një periudhë shumë të vështirë", por vlerësoi profesionalizmin e forcave të tij të mbrojtjes dhe të sigurisë.

“Është një ndjenjë e madhe tradhtie”, tha ai.

“Vetëm një orë pas fillimit të luftës, Katari dhe vendet e tjera të Gjirit janë sulmuar. Ne e bëmë të qartë se nuk do të merrnim pjesë në asnjë luftë kundër fqinjëve tanë”, shtoi sheiku.

Videot virale mbi konfliktin në Iran, shumë prej tyre të manipuluara