Krijohet aplikacioni “Travel to Europe”, synon kalim më të shpejtë të kufirit për në Evropë

Rajon

Është krijuar aplikacioni i ri “Travel to Europe”, i cili synon të lehtësojë dhe përshpejtojë kalimin e kufijve drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Përmes këtij aplikacioni, qytetarët mund të lajmërojnë paraprakisht mbërritjen e tyre në një pikë të caktuar kufitare, gjë që pritet të shkurtojë kohën e pritjes dhe të përshpejtojë kontrollin e pasaportave. Përdorimi […]

Madhësia e shkronjave

Është krijuar aplikacioni i ri “Travel to Europe”, i cili synon të lehtësojë dhe përshpejtojë kalimin e kufijve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Përmes këtij aplikacioni, qytetarët mund të lajmërojnë paraprakisht mbërritjen e tyre në një pikë të caktuar kufitare, gjë që pritet të shkurtojë kohën e pritjes dhe të përshpejtojë kontrollin e pasaportave.

Përdorimi i aplikacionit përfshin disa hapa të thjeshtë: krijimin e llogarisë dhe regjistrimin e udhëtimit, zgjedhjen e shtetit të hyrjes në BE, skanimin e pasaportës dhe çipit biometrik, realizimin e një fotografie personale (selfie), përgjigjen në pyetjet për udhëtimin, marrjen e barkodit për kufirin si dhe njoftimin për mbërritjen në pikën kufitare.

Megjithatë, për momentin shumë përdorues kanë shprehur pakënaqësi, pasi aplikacioni ende ndodhet në fazën fillestare të zbatimit dhe shumë pika kufitare nuk janë ende të përgatitura për funksionimin e plotë të këtij sistemi.

Autoritetet presin që me zgjerimin e përdorimit të aplikacionit dhe përshtatjen e pikave kufitare, kalimi drejt Evropës të bëhet më i shpejtë dhe më efikas për udhëtarët.

Këta janë hapat për përdorimin e aplikacionit – shkarkimi i aplikacionit “Travel to Europe”

* Krijimi i llogarisë dhe regjistrimi i udhëtimit

* Zgjedhja e shtetit të hyrjes në BE

* Skanimi i pasaportës dhe çipit biometrik

* Bërja e fotografisë (selfie)

* Përgjigjja në pyetjet rreth udhëtimit

* Marrja e barkodit për kufirin

* Njoftimi për mbërritjen në pikën kufitare