Kosova U19 mposhtë Turqinë, bëjnë hapin e radhës drejt Kampionatit Evropian

Kombëtarja e Kosovës U19 ka shënuar fitore të madhe ndaj Turqisë U19 me rezultat 3-1. Dardanët e udhëhequr nga ish-sulmuesi Albert Bunjaku kanë triumfuar 3-1 në kualifikimet për Kampionatin Evropian dhe kanë kaluar nga Liga B në Ligën A. Vetëm pas te...

Sport
Reklame

Kombëtarja e Kosovës U19 ka shënuar fitore të madhe ndaj Turqisë U19 me rezultat 3-1.

Dardanët e udhëhequr nga ish-sulmuesi Albert Bunjaku kanë triumfuar 3-1 në kualifikimet për Kampionatin Evropian dhe kanë kaluar nga Liga B në Ligën A.

Vetëm pas tetë minutave lojë, Rin Ahmeti shënoi nga penalltia për 1-0.

Në minutën e 20-të, talenti tjetër i Prishtinës, Lorik Mehmeti realizoi për 2-0.

Turqit u rikthyen në lojë në pjesën e dytë, kur Demirbag realizoi në minutën e 51-të për 2-1.

Përkundër se vendasit kërkonin golin e barazimit, në fund doli në skenë Leon Gabrica që realizoi për 3-1.

Kosova i mbyllë këto kualifikime pas tre ndeshjeve në pozitën e parë me shtatë pikë, e ndjekur nga Armenia me 5 në pozitën e dytë.

Dardanët e rinj do të vazhdojnë ta ndjekin kualifikimin për në Evropian nga Liga A. /Telegrafi/