Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, me fokus maksimal te gjysmëfinalja ndaj Sllovakisë.
Dardanët janë paraqitur të motivuar dhe me energji të lartë në seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke reflektuar seriozitetin dhe përkushtimin për këtë sfidë të rëndësishme.

Përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 19 futbollistë në këtë seancë, ndërsa 6 të tjerë, që kanë qenë të angazhuar më shumë me klubet e tyre në ndeshjet e së dielës, zhvilluan stërvitje në palestër.
Fokus, përkushtim dhe besim për sfidën e radhës.
Seanca e radhës stërvitore mbahet nesër në orën 11:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”./Telegrafi/





